Kosovë-Gjeorgji, notat e lojtarëve

Futboll

Kosovë-Gjeorgji, notat e lojtarëve

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 21:06
Kosovë

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitoren e parë në kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022” duke e mposhtur Gjeorgjinë si mysafire me rezultat minimal 1:0.

Fitoren “Dardanëve” ia siguroi autogoli i mbrojtësit gjeorgjian Davit Khocholava, i cili devijon goditjen e Vedat Muriqit në portën e tij në minutën e 18’, përcjell KosovaPress.

Edhe pas golit të avantazhit, Kosova vazhdoi të tregoj lojë më të mirë se Gjeorgjia por fati nuk ishte në anën e saj, pas dy rasteve të 100% të Lirim Kastratit i cili nuk doli fitimtar në përballjet me portierin vendas.

“Dardanët” arritën të shënojnë përsëri përmes Vedat Muriqit në minutën e 84’, por me ndihmën e VAR-it goli u anulua për arsye të pozitës jashtë loje.

Notat e lojtarëve të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Gjeorgjia (6.75):

Loria (6.8); Chabradze (6.9), Kashia (7.1), Khocholava (7.0), Azarovi (7.2); Aburjania (6.3), Kankava (7.3); Kiteishvili (6.6), Qazaishvili (6.4), Tsitaishvili (7.0)

Kosova (7.15):

Muric (7.4); Vojvoda (6.9), Rrahmani (7.2), Aliti (7.2), Florent Hadergjonaj (7.3); Halimi (6.8), Dresevic (7.6), Valon Berisha (7.7); Kastrati (6.3), Muriqi (7.9), Rashani (7.2)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat