Një situatë kaotike, Messi: Ata paralajmëruan...

Futboll

Një situatë kaotike, Messi: Ata paralajmëruan...

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 23:41
Një situatë kaotike, Messi: Ata paralajmëruan...

Një situatë kaotike dhe e paprecedentë, u regjistrua në minutën e 6-të të supersfidës Brazil-Argjentin. Autoritetet shëndetësore të Brazilit, u futën në fushë dhe nuk lejuan zhvillimin e kësaj përballjeje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Shkak u bënë 4 futbollistë të Argjentinës që kishin shkelur rregullat anti-COVID, teksa autoritetet kërkuan deportimin e futbollistëve Emiliano Martinez, Emiliano Buendia, Xhiovani Lo Celso dhe Kristian Romero, për shkelje të protokollove.

Skuadra argjentinase ishte larguar në dhomën e zhveshjes dhe papritmas Mesi u shfaq përsëri në fushë, “Pleshti” kishte veshur një jelek fotografi dhe pa fanelle, ndërkohë që u kap nga kamerat duke qeshur nën shoqërinë e Dani Alveshit.

Atje, së bashku me Skaloni, ai filloi të fliste me Nejmar dhe Titen dhe buzët e tij u lexuan shpejt: “Po largohemi”.

Ai ishte ballë për ballë me përfaqësuesen e Anvisa de San Pablo (Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes së Shëndetit ne Brazil) dhe kërkoi arsyen pse ata hynë pas pesë minutash për të ndërprerë lojën. Pse? Mesi u ankua, duke thënë: “Ne kemi qenë këtu për tre ditë, ata na prisnin. Ata paralajmëruan dhe kaq”, deklaroi Mess.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat