Talenti i madh nga Kosova kalon në futbollin gjerman

Futboll

Talenti i madh nga Kosova kalon në futbollin gjerman

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 23:02
Talenti i madh nga Kosova kalon në futbollin gjerman

Rijad Bytyqi ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në futbollin gjerman.

Portieri i talentuar i cili ka qenë pjesë e skuadrës Roni U19 nga sot ka nënshkruar kontratë me skuadrën Arminia Klosterhardt.

Bytyqi ishte bërë sensacion ku po mbronte me Përfaqësuesen U17 të Kosovës, e të cilët arritën të marrin një pikë të madhe 1-1 ndaj Holandës, shkruan Gazeta Olle. Pas asaj ndeshje trajneri holandez kishte thënë për The Sun se Kosova duhej t’i bënte një statuj portierit Bytyqi i cili ishte fantastik në atë përballje ku ‘tulipanët’ bën 27 gjuajtje në drejtim të portës.

Sipas asaj që ka raportuar gazetari Arbon Flugaj në profilin e tij, Bytyqi nga janari mund të kaloj tek skuadra e Bundesliga 2, St. Pauli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat