Shqiptarja nuk do të prekte kurrë këto dy gjëra: Jam me fat

Futboll

Shqiptarja nuk do të prekte kurrë këto dy gjëra: Jam me fat

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 19:00
Shqiptarja nuk do të prekte kurrë këto dy gjëra: Jam me fat

Hygerta Sako u përfol si një ndër personazhet që do të marrë pjesë në “Big Brother VIP” këtë vit. Moderatorja e sportit reagoi në rrjete sociale dhe me anë të një komenti zbuloi se kjo nuk është e vërtetë.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede me ndjekësit në Instastory, Hygerta theksoi edhe një herë faktin që nuk do të jetë në “Big Brother VIP”. Kur u pyet nëse do vazhdojë ta prezantojë sportin në “RTSH” (Radio Televizionin Shqiptar), Sako shkroi:

“Sigurisht që po. Dje mbyllëm transmetimin e emisioneve dhe këtë fundjavë fillojmë me rubrikën sportive”.

Gjatë bisedës, moderatorja sportive tregoi se ka tetë tatuazhe në trup aktualisht, teksa shtoi: “Dhe nuk i kam mbyllur akoma. Më pëlqejnë shumë”.

Nëse do të bënte një ndryshim në pamjen e jashtme, Hygerta nuk do të prekte kurrë dy gjëra. Ajo shkroi: “Me flokë të shkurtër dhe bionde s’do më shohësh kurrë”.

Një ndjekës e pyeti moderatoren: “Si ka mundësi s’po ecin vitet për ty?”. Hygerta shkroi: “Shumica e pyetjeve janë të këtij lloji. Po sigurisht që dhe mua kanë filluar të më shfaqen shenjat e moshës, por pak më të zbutura se zakonisht. Çështje gjenetike. Nuk është meritë e imja. Jam me fat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat