Luiz: Më në fund jam këtu

Futboll

Luiz: Më në fund jam këtu

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 14:51
Luiz: Më në fund jam këtu

Është kërkuar nga disa klube të Europës, por në fund David Luiz ka zgjedhur të kthehet në Brazil.

Qendërmbrojtësi me një të kaluar të lavdishme te PSG, Chelsea dhe Arsenal është zyrtarisht një lojtar i ri i Flamengo-s.

Klubi brazilian ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me lojtarin. Luiz ka zgjedhur edhe numrin e fanellës: 23, që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës.

“Më në fund jam këtu. Do të kërkoj të luftoj me shokët e skuadrës për të fituar tituj të rëndësishëm, sepse është ajo që meritojnë tifozët”, ka thënë ish-ylli i Arsenal.

Bëhet fjalë për një goditje me të vërtetë të rëndësishme për klubin brazilian. David Luiz, në fakt, ka fituar plot 22 trofe në karrierën e tij, mes të cilëve edhe një Champions League në sezonin 2011/12 me Chelsea-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat