Ajet Shosholli, i papërsëritshmi, ishte kërcënuar rëndë nga Mishko Lakoviqi! 10 të veçantat e Shoshollit

Futboll

Ajet Shosholli, i papërsëritshmi, ishte kërcënuar rëndë nga Mishko Lakoviqi! 10 të veçantat e Shoshollit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2021 Në ora: 15:07
Ajet Shosholli, i papërsëritshmi, ishte kërcënuar rëndë nga Mishko Lakoviqi! 10 të veçantat e Shoshollit

Dje u shënua 30 vjetori (3 dekada) i ndeshjes së parë të Kampionatit të Republikës së Kosovës në futboll, mes Flamurtarit dhe Prishtinës (3:2).

13 shtatori i vitit 1991, shënoi epokën më të lavdishme të sportit të Kosovës, një herë e përgjithmonë ndahen nga sporti ish jugosllav.

Klubet sportive, në të gjitha degët sportive, morën vendimin  e madh në verën e muajit gusht të vitit 1991, ku gjithçka mori fund garimi me klubet ish jugosllave dhe serbe. 

Image

Pse Ajet Shosholli është i papërsëritshëm si trajner?

1. Personalitet i rrallë, i vendosur dhe trim që nuk e kishte shoqin, në vitin 1991 me Prishtinën morën vendimin e guximshëm, ku dhe egërsoi sigurimin shtetëror serb në krye me Mishko Lakoviqin.

Shosholli ishte i pari që dha dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit duke iu bashkuar edhe Shefqet Sinani me kapitenin Arbnor Morina e lojtarë të tjerë. 

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës në mes të gushtit 1991), Shosholli momentin kur dha dorëheqje u kërcënuar keq nga Lakoviq.
Mishko Lakoviq, i shërbimit serb, iu kishte drejtuar Shoshollit me fjalë shumë të rënda: “Kush k... je ti që na shet neve politikë”. Të njëjtën gjë e ka përsërit edhe Mishko Iliq. “Unë iu thash: Është e drejtë e imja dhe mbledhja është ndërpre”, kishte thënë Shosholli.

2. Shosholli njihet prej trajnerëve të veçantë, që gjithmonë ka udhëhequr klubet e njohura shqiptare, duke arritur suksesin më të madh me Vëllaznimin në vitin 1983-1984 (liga e dytë ish jugosllave, grupi i lindjes), ku zunë vendin e tetë.

3. Në javën e tretë të nëntorit të vitit 1984, Shosholli emërohet kryetrajner i Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri, deri në mars të vitit 1985, ku vjen në krye të Prishtinës kroati i famshëm Mirosllav Çiro Bllazheviç. 

4. Shosholli ka drejtuar edhe Trepçën e Mitrovicës, së bashku me Hysni Maxhunin në pranverën e vitit 1978 në ligën e parë ish jugosllave, sidomos në finalen  e madhe të “Marshal Titos” të vitit 1978, ku Trepça ka pësuar humbje me rezultat 1:0 pas 120 minutave nga Rijeka.  

5. E veçanta e Ajet Shoshollit, është kryetrajner i parë me Prishtinën, që dolën kampion i kampionatit të parë të Kosovës në vitin 1991-1992! 

6. Është selektori i parë i Kombëtares së Kosovës po ashtu që zhvilloi ndeshjen revyale ndërshtetërore Shqipëri – Kosovë (me 14 shkurt 1993, rezultati 3:1 për kuqezi).

7. Është trajneri i parë që bëri historinë me Shkëndijën nga Tetova, të cilën e ngriti në elitën e futbollit të Maqedonisë në vitin 1996! 

8. Në edicionin 1996-1997, Shosholli dënohet rëndë (20 muaj e 10 mijë marka) nga Federata Maqedone vetëm pse ishte trajner shqiptar nga Kosova dhe që drejtonte Shkëndijen.  

9. Është trajneri i parë që me KF Prishtinën u stolis me titullin e kampionit pas çlirimit të Kosovës nga agresori serb. 

10. I papërsëritshmi, asnjë trajner në Kosovë nuk i ka të gjitha këto suksese si Shosholli. I pathyeshëm përballë çdo fortune, veçmas me sukses debutoi në sfidën e parë si kryetrajner në ligën e parë ish jugosllave, me barazimin 1:1 ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit pikërisht me 21 nëntor të vitit 1984.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat