Një batutë që është pritur me humor në sallë

Futboll

Një batutë që është pritur me humor në sallë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:25
Një batutë që është pritur me humor në sallë

Ndeshja kundër Atletikos së Mad ridit sonte në mbrëmje pritet të jetë e fundit për teknikun e Barcelonës, Ronald Koeman.

Mediat spanjolle janë të qarta se presidenti Laporta e ka marrë vendimin e tij. Tani ajo që mbetet është vetëm zyrtarizimi i shkarkimit të holandezit. Interesant është fakti se Kumani nuk do të jetë as në stol përballë Atletikos së Madridit në atë që do të jetë ndeshja e fundit si trajner i Barçës. Kjo pasi ai është i pezulluar dhe Barcelona.

Megjithatë, tekniku holandez ka bërë detyrën e tij duke u shfaqur para gazetarëve në konferencën për shtyp para Atleticos. Dhe ai ka nisur me një “show” duke përsëritur fjalët e ish-trajnerit tjetër holandez të Barcelonës vite më parë, Luis Van Gal. “Përshëndetje të gjithëve miqtë e mi të medias.

Po largohem”, ka thënë ai.

Një batutë që është pritur me humor në sallë, por më pas gjatë konferencës ai ka qenë shumë serioz, ku është vënë re edhe lodhja e zhgënjimi për shumë ditë e net nën trysni të jashtëzakonshme.

Praktikisht, ai ka folur si një trajner i larguar duke lënë të kuptohet se një ditë do të rrëfejë gjithçka për prapaskenat që çuan në largimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat