Martinez: Nuk kam menduar asnjëherë për mundësinë e uljes në pankinën e Barcelonës

Futboll

Martinez: Nuk kam menduar asnjëherë për mundësinë e uljes në pankinën e Barcelonës

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:38
Martinez: Nuk kam menduar asnjëherë për mundësinë e uljes në pankinën e Barcelonës

Belgjika do të përballet me Francën mbrëmjen e të enjtes në “Allianz Stadium” të Torinos, në sfidën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, ndërsa trajneri Roberto Martinez dha një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS” ku konfirmoi objektivin për të fituar këtë trofe.

“Pyes veten gjithmonë si ka mundësi që një vend me 11 milionë banorë, të prodhojë lojtarë kaq të ndryshëm.

Aktualisht është një gjeneratë speciale, me lojtarë si Lukaku, Hazard, De Bruyne, Courtois etj., të cilët e meritojnë patjetër të fitojnë një titull. Aktualisht të gjithë po shkëlqejnë në klubet përkatëse dhe janë më të mirët në botë, në rolet e tyre, përveç Hazard që po vuan disi te Reali, por shumë shpejt do të nxjerrë edhe ai në pah cilësitë e tij”, u shpreh trajneri spanjoll.

Tekniku katalan ka kontratë e Belgjikën deri në fund të Botërorit Katar 2022 dhe është i përqendruar maksimalisht të fitojë trofe me “djajtë e kuq të Europës”, pavarësisht zërave të merkatos, që e kanë evidentuar si një kandidat për t’u ulur në pankinën e Barcelonës.

“Nuk kam menduar asnjëherë për mundësinë e uljes në pankinën e Barcelonës. Luajmë fazën finale të Nations League me Belgjikën dhe dua ta fitoj, ndaj jam maksimalisht i përqendruar këtu”, u shpreh Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat