Shevchenko drejt kthimit

Futboll

Shevchenko drejt kthimit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 23:00
Shevchenko drejt kthimit

Mund të jetë një aventurë e re në horizont për Andriy Shevchenko.

Ish-futbollisti me një të kaluar të lavdishme me fanellën e Milan-it mund të ulet shumë shpejt në stolin e një klubi prestigjioz.

Ish-trajneri i Ukrainës, pasi i ka thënë lamtumirë kombëtares së vendit të tij, duket se është vënë në shënjestër nga Celtic.

Sipas The Sun, klubi skocez është vënë në lëvizje për ukrainasin.

Sheva nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për tu vënë përsëri në provë si trajner i një klubi, duke shprehur disa herë synimin e tij për të drejtuar një ditë Milan-in, klub me të cilin ka mbetur shumë i lidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat