Fatos Beqiraj shkëlqen me dy gola për Malin e Zi

Futboll

Fatos Beqiraj shkëlqen me dy gola për Malin e Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:03
Fatos Beqiraj shkëlqen me dy gola për Malin e Zi

Mali i Zi ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:0 ndaj Gjibraltarit. 

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Fatos Beqiraj, shënoi nga penalltia në minutën e 44-të për epërsinë 0:2.

Beqiraj sërish shënon në minutën e 68-të për fitoren 0:3.  

Golin e parë e realizoi Marushiq në minutën e 7-të. 

Kapiteni Beqiraj është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 45+6. Ndeshja ishte e vlefshme e xhiros së shtatë të Grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Holanda kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Norvegjinë me 14, Turqinë 12, Malin e Zi 11, Letoninë 5 e Gjibraltarin me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat