Shqiptarja e zhgënjyer me futbollistin: Nuk e duroja as kur më puthte

Futboll

Shqiptarja e zhgënjyer me futbollistin: Nuk e duroja as kur më puthte

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 17:30
Shqiptarja e zhgënjyer me futbollistin: Nuk e duroja as kur më puthte

Beniada Nishani, modelja shqiptare, e cila ka shprehur hapur simpatinë për Juventusin ka treguar sot në shtëpinë e BBVIP se për momentin është single.

Ajo thotë se ka qenë në një fejesë të gjatë me dikë nga mosha 16-vjeçare deri në moshën 23 vjeç.

Për këtë fejesë ajo fajëson mamanë e saj pasi ishte shumë e vogël. Monika e pyet nëse u lëndua nga ndarja, por Beniada shprehet jo sepse ishte ajo që e la.

“Ishte i fokusuar vetëm te futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të”, shprehet ajo. “Pas një lidhjeje 7-vjeçare erdhi një moment që nuk e duroja dot më as kur më puthte”, duke treguar se kështu ajo i dha fund fejesës me të.

Më herët ka pasur marrëdhënie me një lojtar të rëndësishëm të Serisë A, ndërsa tregoi se ka marrë mesazhe të shumta nga futbollistët në rrjetet sociale.

“Pasioni për futbollin më ka lindur shumë vite më parë. Isha e dashuruar me një lojtar të Juventusit, me Klaudio Markizion. Isha e vogël, por u dashurova me të nga TV.

Falë pasionit dhe përkushtimit të tij për skuadrën kuptova që futbolli nuk është thjeshtë një sport, por edhe një mënyrë jetese e përbërë nga rregulla, sakrifica, ëndrra dhe shumë lodhje. Admiroj shumë ish-kapitenin e Romës Françesko Toti.

Ai është burri që të gjitha femrat do ta dëshironin të kishin. Islandezi Rurik Gislason ishte lojtari më i bukur në botërorin e fundit. Ndoshta edhe pse ka të njëjtin pasion si unë për kinematografinë. Pastaj është biond dhe me sy të kaltër, çfarë mund të kërkosh më tepër.

Po, kam pasur lidhje me një lojtar shumë të rëndësishëm, por për privatësinë time dhe të tijën preferoj të mos ia zbuloj emrin”, shpreh Beniada, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, në shkurt të këtij viti.

E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali, Beniada Nishani (Jakic) spikati si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” në Mediaset, ndërsa tani është bërë pjesë e spektalit  Big Brother Vip në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat