Nis gjithçka me Everton-West Ham

Futboll

Nis gjithçka me Everton-West Ham

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 13:04
Nis gjithçka me Everton-West Ham

Në Premier League luhen dy takime interesante për të mos u humbur në ekranin tonë.

Nis gjithçka me Everton-West Ham në orën 15:00 një ndeshje mes dy skuadrave në ngritje që synojnë zonën Champions në këtë edicion, ndërkohë që në orën 17:30 Newcastle United do të luajë ndeshjen e tij të parë me pronarët arabë në drejtim teksa do të presë Tottenham Hotspur në ndeshjen e 1000-të të trajnerit Steve Bruce në pankinë.

Në Bundesliga luhet një super-sfidë ajo mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich që do të startojë në orën 15:30 dhe favoritë pa diskutim janë miqtë e Nagelsmann.

Java mbyllet me takimin Augsburg-Bielefeld. Nga kampionati francez në Supersport do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Marseille dhe Lorient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat