Interi ka ndeshjen e jetës

Futboll

Interi ka ndeshjen e jetës

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:05
Interi ka ndeshjen e jetës

Këtë të martë rikthehen ndeshjet e “Champions League”. Dy ekipet italiane Inter dhe Milan kanë një përballje të rëndësishme, ku do të vendoset ecuria e mëtejshme në fazën e eliminatoreve në këtë kompeticion.

Inter dhe Milan ende nuk kanë marrë një fitore në grup dhe situata nuk është në favorin e tyre nëse sot te dyja ekipet italiane bëjën hapa mbrapa.

Milan ndodhet në vendin e fundit të grupit me 0 pikë ,3 gola të shënuar e 5 të pësuar dhe nga ana tjetër Inter ndodhet në vendin e tretë të grupit me një pikë , 0 gola të shënuar dhe 1 të pësuar.

Ekipi zikaltër do të ketë përballë sot në mbrëmje ekipin e Sheriff , ku këta të fundit kanë arritur dy fitore shumë të rëndësishme në grup, por ajo më e papritura ishte kundër Realit në Spanjë me rezultatin 1-2.

Nga ana tjetër Milan do të luaj në Portugali kundër Portos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat