Zyrtare, gjiganti i Premier Ligës e shkarkon trajnerin

Futboll

Zyrtare, gjiganti i Premier Ligës e shkarkon trajnerin

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 11:07
Ilustrim

Tottenhami Hotspurs ka njoftuar se Nuno Espírito Santo dhe stafi i tij stërvitor i p[ërbërë nga Ian Cathro, Rui Barbosa dhe Antonio Dias janë liruar nga detyrat e tyre.

Ky vendim i skuadrës angleze vjen pas rezultateve jo të mira në këtë edicion të Premier Ligës, e sidomos pas dy humbjeve të fundit radhazi nga West Ham United dhe Manchester City.

“Unë e di se sa shumë Nuno dhe stafi i tij stërvitor donin të arrinin sukses këtu dhe më vjen keq që na është dashur të marrim këtë vendim. Nuno është një zotëri i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu. Ne duam ta falënderojmë atë dhe stafin e tij stërvitor dhe t'i urojmë çdo të mirë në të ardhmen.”, tha drejtori gjeneral i klubit Fabio Paratici.

Tottenhami renditët në vendin e tetë në tabelë me 15 pikë pas 10 ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat