Bakaj: Kam se çfarë t’i them fëmijëve

Futboll

Bakaj: Kam se çfarë t’i them fëmijëve

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:47
Bakaj: Kam se çfarë t’i them fëmijëve

Elis Bakaj është aktualisht pjesë e ekipit Rukh në Bjellorusi. Futbollisti 34-vjeçar është shprehur për “Procesi Sportiv” se ndihet i lumtur pasi ka luajtur me ekipet më të mira të Superiores.

Gjithashtu ndihet mirë pasi edhe nëse e mbyll karrierën futbollistike, do t’i krenohet fëmijëve me CV e pasur në vendin tonë.

“Partizani ka pasur disa vështirësi dhe nuk ka qenë ku duhet. Kam parë që Tirana është mirë, se Kukësi është në treshen e parë si ka gjithmonë dhe më vjen mirë që Dinamo u kthye në Superiore.

Më kë do të luaja nëse kthehem në Shqipëri? Unë kam pasur fatin që të luaj me ekipet më të mira të futbollit shqiptar, me Partizanin, Dinamon, Tiranën, Vllazninë, Kukësin.

Kam qenë me fat për këtë aspekt. Nuk e kam vendosur akoma, kam kontratë akoma në Bjellorusi. Nuk e di se çfarë do të bëj, por edhe nëse nesër pasnesër e mbyll futbollin, do të t’i them fëmijëve se kam luajtur me ekipet legjenda të futbollit shqiptar”, tha Bakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat