Flet arbitri më i famshëm për gafën fatale

Futboll

Flet arbitri më i famshëm për gafën fatale

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 18:50
Flet arbitri më i famshëm për gafën fatale

Halis Ozkahyai ishte protagonisti i një gabimi trashanik e rrallë herë të dëgjuar në futbollin profesionist. Gjyqtari kishte detyrën për të ndarë drejtësinë mes Gaziantepit dhe Kasimpasas, e cila në fund përfundoi 5 minuta përpara kohe.

Minutat shtesë të akorduara ishin 9 të tilla, por çuditërisht Ozkahyai i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes më herët. Nuk kaloi shumë për të kuptuar gafën e bërë dhe merr vendimin për ti kthyer sërish lojtarët në fushë për të vazhduar kohën e mbetur. Por ky gabim fatal rëndon shumë mbi shpatullat e tij.

Peticioni për të larguar arbitrin turk nga profesioni i tij është mirëpritur edhe nga Federata e Turqisë. Në këto kushte Halis Ozkahyai i ka dhënë lamtumirën rolit të tij si arbitër dhe që tani e tutje nuk do të jetë më në fushë për të vendosur drejtësinë për skuadrat.

“Mjedisi i futbollit është bërë shumë i shpifur. Jam lodhur duke dëgjuar ofendime dhe sharje në çdo ndeshje. Prandaj nuk dua të qëndroj në këtë kaos për asnjë sekondë. Nuk ka mundësi të gjykoj në një ambient të tillë.

Prandaj vendosa t’i jap fund karrierës. Askush nuk më detyroi të kthehesha në fushë. Mund të them që nuk gabova dhe fajësova gjyqtarin e katërt për gjithçka dhe se ai tregoi kohën e gabuar, por ky nuk është karakteri im”, tha Ozkahyai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat