Refuzon përfundimisht Kombëtaren

Futboll

Refuzon përfundimisht Kombëtaren

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 18:08
Refuzon përfundimisht Kombëtaren

Naingolan ka zhvilluar disa paraqitje të mira me Antwerp dhe në Belgjikë u ngrit diskutimi për rikthimin e tij në Kombëtare.

Por edhe nëse trajneri Robert Martinez e merr këtë vendim, mesfushori nuk do ta pranojë ftesën.

Në një intervistë të fundit, Naingolan ka çuditur jo pak me arsyen, teksa kërkon liri të tepruar për mënyrën e jetesës që nuk përkon me futbollistin profesionist.

“Nëse ftesa e Martinez do të vinte, nuk do ta pranoja unë. Është trajner që ka autoritet dhe shumë gjëra të ndaluara. Për shembull, ai nuk të lejon që të pish cigare, që të pushosh pak, është shumë absurde.

Nuk ndikojnë këto gjëra në karrierë. Të gjithë kemi një periudhë që duhet të relaksohemi pak. Nëse një futbollist jep maksimumin në stërvitje dhe ndeshje, trajneri nuk duhet të merret me jetën e tij private”, u shpreh Naingolan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat