Marku: Te Partizani nuk kam arritur nivelin tim

Futboll

Marku: Te Partizani nuk kam arritur nivelin tim

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:04
Marku: Te Partizani nuk kam arritur nivelin tim

Herald Marku i transferuar te Partizani gjatë merkatos së verës me shumë bujë, ende nuk po shfaq nivelin që kishte te Vllaznia sezonin e kaluar dhe këtë e pranoi edhe vetë mesfushori në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Skënderbeut, sfidë që sipas Markut duhet fituar me çdo kusht.

Suksesi ndaj Teutës: “Një fitore shumë e rëndësishme ajo ndaj Teutës. Tashmë atmosfera në ekip është shumë pozitive. Suksesi në minutat e fundit na dha një dozë adrenaline shumë të madhe. Ekipi është stërvitur mirë dhe kemi harmoni. Shpresojmë që edhe fati të jetë me ne dhe të mos ndalemi më”.

Sfida ndaj Skënderbeut: “Është një ndeshje e vështirë. Në këtë kampionat të marin pikë edhe skuadrat që nuk luftojnë për pjesën e sipërme të tabelës. Gjithsesi nëse shfaqim në ndeshje atë çfarë kemi bërë në stërvitje besoj se do t’ia dalim”.

Paraqitjet: “ Në aspektin personal nuk jam i kënaqur me atë çfarë kam dhënë te Partizani por shpresoj të përmirësohem dhe kam bindjen se niveli im do të vijë në rritje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat