Topit i mbetet vetëm që të shkundi rrjetën

Futboll

Topit i mbetet vetëm që të shkundi rrjetën

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:54
Topit i mbetet vetëm që të shkundi rrjetën

Një gafë e madhe ka ardhur në ndeshjen e Conference League mes Basel dhe Qarabag.

Ndeshja nisi me një gol që në minutën e 2 për miqtë. Zoubir e dërgoi topin në vendin e duhur dhe për të mos shkundur rrjetën, lojtari i Baselit zgjodhi që të largonte sferën. Nga krahu i Qarabag nisën që të festonin, por arbitri kroat Franc Jovic kishte mendim tjetër.

Gafa e madhe erdhi nga gjyqtari duke vazhduar lojën dhe duke mos sinjalizuar golin.

Pamjet e përsëritura tregojnë gabimin e tmerrshëm të arbitrit, me topin që kaloi dukshëm vijën.

Ky episod do të ndikonte direkt në rezultat, teksa zviceranët fituan me shifrat 3-0 dhe i morën vendin e parë Qarabag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat