Guardiola: Sot humbëm shumë raste për gol

Futboll

Guardiola: Sot humbëm shumë raste për gol

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:48
Guardiola: Sot humbëm shumë raste për gol

Manchester City vuajti shumë ndaj Wolves, edhe pse ekipi mik luajti gjithë pjesën e dytë me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Raul Jimenez, por Raheem Sterling shndërroi në gol një penallti në mesin e pjesës së dytë dhe i dhuroi fitoren e gjashtë radhazi në kampionat “Cityzens”.

Goli numër 100 në Premier League për sulmuesin e Anglisë dhe vendi i parë në renditje për kampionët në fuqi pas suksesit 1-0 në shtëpi. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola foli për mediat pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

“Unë mendoj se është më mirë të luash 11 kundër 11, nuk është aq e thjeshtë të luash në superioritet numerik. Wolves u mbrojt realisht shumë mirë, kemi vuajtur kundër tyre edhe vjet.

Sot humbëm shumë raste për gol, por ia dolëm të fitojmë ndeshjen”, deklaroi trajneri spanjoll që u ndal te Raheem Sterling, i cili gjeti golin numër 100 në elitën e futbollit anglez.

“Shumë urime për Raheem, ai është akoma i ri dhe 100 gola në Premier League janë shumë. Kontributi i tij për ekipin është i jashtëzakonshëm, është rikthyer të shënojë dhe të ketë besim te vetja”, deklaroi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat