Kjo është nota e Muriqit

Futboll

Kjo është nota e Muriqit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 20:34
Kjo është nota e Muriqit

Sassulo ka shënuar fitore në shtëpi, duke mposhtur Lazion në kuadër të xhiros së 17-të në Seria A.

Vendasit arritën të fitojnë me përmbysje 2:1.

Lazio fillimisht kaloi në epërsi falë golit të Zaccagni, që shënoi pas asistimit të Pedros (6′).

Ndërkohë, me këtë rezultat edhe mbaroi kjo pjesë. Sassulo nisi furishëm në 45-minutëshin e dytë duke shënuar dy herë.

Ishte Berardi që barazoi rezultatin pas asistimit të Raspadori (63′), ndërsa dyshja pastaj ndryshuan vendet me Raspadorin që shënoi dhe Berardin që asistoi te goli i dytë (69′).

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në fushë në minutën e 78-të, por nuk arriti të gjente golin.

12 minutat në fushë për Muriqin, u vlerësuan me notën 6.6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat