Barcelona e ka zgjedhur pasuesin e Agueros

Futboll

Barcelona e ka zgjedhur pasuesin e Agueros

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 12:14
Barcelona e ka zgjedhur pasuesin e Agueros

Edinson Cavani është i zgjedhuri i drejtuesve të Barcelonës për zëvendësimin e Sergio Agueros, i detyruar të tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare për shkak të problemeve me aritminë. Gjithsesi, firma me sulmuesin uruguaian nuk do të jetë e lehtë, edhe pse largimi i tij nga “Old Trafford”, ku Cristiano Ronaldo dhe Sancho ia kanë minimizuar mundësitë e aktivizimit, duket i sigurt.

Vëllai njëkohësisht manaxheri i tij, Walter Guglielmone, foli për opsionet që janë për futbollistin veteran.

“A do të kthehet në Amerikën e Jugut? Duhet të presim pak, të shohim se çfarë mundësish ekzistojnë. Natyrisht, nëse një ekip nga Brazili – bëhet fjalë për Corinthians – del me një projekt serioz, mund ta dëgjojmë. Unë kam një detyrim për t’i treguar Edit të gjitha opsionet”.

Duket qartë se Cavani është në merkato dhe menaxheri i tij nuk e fsheh. Barça i ka ndezur dritën jeshile transferimit të tij në “Camp Nou”, sigurisht nëse do ta ketë kaluar 100% problemin në tendinën e Akilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat