Rrezikohet pezullimi i kampionatit

Futboll

Rrezikohet pezullimi i kampionatit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:05
Rrezikohet pezullimi i kampionatit

Variant i ri Omicron ka goditur me një valë të madhe infektimesh Britaninë e Madhe. Këtu nuk përjashtohet as Premier Liga, ku së fundmi janë zbuluar shumë raste të reja me infektime.

Pas shtyrjes së sfidës Leister–Totenhem, situata po del jashtë kontrollit. Disa trajnerë i kanë kërkuar Federatës Angleze të Futbollit të marrin masa rreth kësaj çështje dhe të mos rrezikojnë për shtyrjen e kampionatit deri në janar.

Në orët në vijim pritet një komunikim nga FA për sfidat e ardhshme që priten të shtyhen, për të mbajtur situatën nën kontroll. Sfida Leister–Totenhem që ishte programuar për ditën e sotme nuk do të luhet pas rritjes së të infektuarve në radhët e “dhelprave”. Sfida tjetër që është konfirmuar që do të shtyhet është ajo midis Mançester Junajtid dhe Brajton.

Gjithashtu dhe te Çelsi, pas Mateo Kovaçiç janë regjistruar dhe tre raste të reja para sfidës së sotme me Evertonin. Edhe kjo sfidë rrezikon shtyrjen, por pritet ende vendimi përfundimtar i Federatës Angleze.

Rastet me Covid në Premier Ligë:
Brentford: 13 raste midis lojtarëve dhe stafit
Leister: Disa raste, ende asnjë numër zyrtarë
Brajton: 3-4 lojtarë pozitivë
Totenhem: Numrin më të lartë nga çdo ekip tjetër midis lojtarëve dhe stafit
Çelsi: 3 raste të reja pas Mateo Kovaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat