Leonardo e konfirmon dëshirën e PSG për ta mbajtur Mbappen

Futboll

Leonardo e konfirmon dëshirën e PSG për ta mbajtur Mbappen

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 10:45
Kylian Mbappe

Gjigandi francez Paris Saint-Germain do të vazhdojë të tentojë për ta bindur yllin Kylian Mbappe që ta vazhdojë qëndrimin në Francë, ka thënë drejtori sportiv Leonardo.

Kontrata aktuale e Mbappes skadon në fund të këtij sezoni, dhe ylli francez ende nuk ka dhënë shenja pozitive që dëshiron ta rinovojë kontratën me PSG.

Siç raportohet, krerët e PSG-së refuzuan tri oferta për Mbappen, ku e fundit thuhet se arrin në regjionin e 200 milionë eurove, nga gjigandi i La Ligas Real Madridi.

Në bazë të spekulimeve që po qarkullojnë, e ardhmja e Mbappes duket qartë të jetë te Real Madridi, por skuadra e tij po refuzon që të humb shpresat për ta bindur Mbappen që të qëndroj në “Parc des Princes”.

“Kylian Mbappe është i frikshëm. Ai është ndryshe nga të tjerët. Ai është fantastik. Dhe normalisht ju e dini se çfarë dëshirojmë ne, është e qartë. Por mbetet të shihet”, tha Leonardo.

Kylian Mbappe është bërë lojtari më i ri në histori të Ligës 1 të Francës që shënon 100 gola për një skuadër të vetme, ku shënoi golin e dytë të PSG në ndeshjen e fundit kundër ish-skuadrës së tij Monaco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat