Pajtim Kasami shmang humbjen e Baselit 

Futboll

Pajtim Kasami shmang humbjen e Baselit 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:24
Pajtim Kasami shmang humbjen e Baselit 

Grasshoppers në udhëtim ka barazuar me rezultat 2:2 ndaj Baselit, në takimin e javës së 18-të të elitës së futbollit zviceran.

Pajtim Kasami e Taulant Xhaka u paraqitën nga minuta e parë për Baselin, sikurse edhe Florian Hoxha për Grasshoppersin. 

Hoxha u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa Emir Lenjani futet në minutën e 79-të e Shkëlqim Demhasaj në atë të 81-tën për Grasshoppersin.

Në minutën e 45-të, Stocker shënon për Baselin dhe Kawabe barazon në atë të 54-tën.

Në minutën e 85-të, Pushiç shënon (1:2) për Grasshoopersin.

Në minutën e 90+3, Pajtim Kasami shënon dhe shmang humbjen e Baselit.

Pas javës së 18-të në Kampionatin e Zvicrës, Baseli zë vendin e tretë me 32 pikë, ka tetë me pak se kampioni vjeshtor Zurich e Grasshoppers është i i pesti me 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat