Barcelona i bën nder Realit, ndal Sevillën

Futboll

Barcelona i bën nder Realit, ndal Sevillën

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 23:43
Barcelona i bën nder Realit, ndal Sevillën

Në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan nuk ka fitues midis Sevilla dhe Barcelona, në sfidën e prapambetur të javës së 4-të në La Liga.

Një sfidë e luftuar dhe eominuar në raste nga të besuarit e Xavi-t, por në fund të dyja skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi 1:1, me dy gola në pjesën e parë.

Në një duel të rnëdësishëm për fatet e sezonit në Spanjë, skuadrat vuajtën edhe mungesat e shumta. Sfida nisi me raste për të dyja skuadrat, por vendasit gjetën avntazhin me Papu Gomez, i cili shënoi pas 32 minutash lojë.

Pas një goditje këndi, argjentinasi konkretizoj një diagonale përfekte dhe duke përfituar nga trafiku i rënduar në mbrojtjen e Ter Stegen. për të shkundur rrjetën e blaugranave. Avantazhi i vendasve zgjati vetëm 13 minuta, sepse në frymën e fundit të fraksionit të parë, Barcelona barazoi fal golit të Araujo i cili shfrytëzoi në maksimum pasimin e Dembele.

Në fraksionin e dytë, skuadrat u treguan kërkuese, ndërsa të besuarit e Lopetegui-t mbeten me 10 lojtarë, pas daljes së Kounde me karton të kuq në minutën e 64-të. Të dy trajnerët provuan të ndryshonin dicka me zëvënndesimet e tyre, por në fund rezultati nuk ndryshoj dhe Barcelona nuk ia doli të shfrytëzonte superioritetin numerik, duke dal nga Sevilla me vetëm 1 pikë.

Një barazim që dërgon ujë në mullirin e Real Madrid që tani kryeson i qetë, me 5 pikë më shumë se Sevilla që mbetet në vendin e dytë me 38 pikë, ndërsa Barcelona shkon në koutën e 28 pikëve në vendin e 7-të, ndërsa kjo ishte sfida e fundit për këtë vit për të dyja skuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat