Shtyhen dy ndeshje

Futboll

Shtyhen dy ndeshje

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:19
Shtyhen dy ndeshje

Premierliga i ka shtyrë ndeshjen e Liverpoolit kundër Leeds Unitedit dhe përballjen mes Wolves dhe Watford, për shkak të koronavirusit.

Të dy ndeshjet i cilin caktuar të luheshin këtë të diele, më 26 dhjetor, në orën 13:30, por janë shtyrë me kërkesë të Leeds dhe Watford.

Premierliga njoftoi se Leeds nuk është në gjendje të luajë për shkak se një numër i lojtarëve të tij vuajnë nga Covid-19, lëndimet dhe sëmundja.

Qendra stërvitore e klubit është mbyllur po ashtu.

Watfordit iu anuluan edhe ndeshjet e kaluara kundër  Burnley, Crystal Palace dhe Wolves, për shkak të shpërthimit të Covid-19 në klub.

Shtyrja e këtyre dy ndeshjeve nënkupton se në muajin e fundit janë shtyrë plot 12 ndeshje në Premierligë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat