Gjest i madh i Dritës

Futboll

Gjest i madh i Dritës

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:59
Gjest i madh i Dritës

Drita nga Gjilani, ka bërë një gjest të madh në prag të Vitit të Ri.

Klubi i futbollit Drita ka bërë shpërndarjen e dhuratave duke i gëzuar fëmijët.

“FC Drita për të gjashtin vit me radhë ka bërë shpërndarjen e dhuratave të fundvitit për fëmijët e qendrës së kujdesit ditor "Pema" në Gjilan.
Klubi ynë tashmë tradicionalisht feston me fëmijët e qendrës, duke ndarë gëzimin dhe festat me më të dashurit, ardhmërinë e qytetit.

Për shkak të kushteve pandemike dhe duke u kujdesur për shëndetin e fëmijëve, sot është bërë vetëm dorëzimi i dhuratave në qendër, për t'u shpërndarë më pas te fëmijët. 

Ky është viti i dytë që nuk i takojmë ata fizikisht, por mbetemi me shpresë që viteve të tjera të festojmë bashkë e të kthehemi në normalitet”, njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat