Është zyrtarizuar lëvizja e Rafinha Alcantara drejt La Liga.
Mesfushori brazilian, Rafinha, ka lënë skuadrën e PSG për t’u rikthyer dhe vazhduar aventurën e tij në La Liga.
Lojtari do t’i bashkohet skuadrës së Real Sociedad, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Rafinha më parë në La Liga luante me skuadrën e Barcelonës, që njihet si një nga aventurat e tij më të mira.