Besa aktive në tregun e transferimeve

Futboll

Besa aktive në tregun e transferimeve

Më: 1 janar 2022 Në ora: 12:23
Besa aktive në tregun e transferimeve

Kryesia e KF Besa është mjaftë aktive në transferimet e prurjeve të reja. Pas disa përforcimve të fundit, Dobërdollasit kanë angazhuar edhe mesfushorin e majtë ofensiv, Darko Razmoskin nga Pelisteri i Manastirit, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Deri tani Besa ka transferuar emrat e njohur si: Lutfi Bilali (Bardejov), Albin Ramadani, Murat Adili dhe Jusuf Aliu (Ohrid), Berat Ismaili (Korab), Dimitar Ivanov (Teteks), Adelin Kazimov, Blagojçe Ivanov (Osogovo) dhe Enes Shabani (Vardar).

Sic mësojmë nga burimet tona mirë të informuara, Besa para nisjes së fazës përgatitore dimërore pritet të transferojë më së paku edhe dy futbollistë, një mbrojtës dhe një sulmues krahu. Prezantimi i transferimeve të reja do të bëhet pas 3 janarit të vitit 2022.

Besa e ka përfunduar sezonin vjeshtor të ligës së dytë-perëndim në vendin e nëntë me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat