Bunjaku dhe Berzel lirohen nga Viktoria Koln

Futboll

Bunjaku dhe Berzel lirohen nga Viktoria Koln

Nga: K.G. Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:01
Albert Bunjaku

Skuadra e futbollit Viktoria Koln filloi stërvitjet të hënën.

Nuk ka qenë  Nikolaj Möller, i cili largohet para kohe nga klubi, si dhe sulmuesi Albert Bunjaku e Aaron Berzel, të cilët janë liruar.

Vetëm 22 pikë nga 20 ndeshje dhe vendi i 15-të në tabelë në Bundesliga III.

“Edhe Albert Bunjaku dhe Aaron Berzel nuk i kanë përmbushur pritjet në sezonin e deritanishëm, tani janë liruar dhe nuk do të janë në stërvitje.

Bunjaku erdhi nga Aue në shtator të vitit 2018 dhe luajti 97 ndeshje, shënoi 42 gola dhe bëri tetë asistime.

Ai ka shënuar rreth gjysmën e të gjithë golave në sezonin 2019/20, ndërsa në këtë sezon ka qenë vetëm pesë herë në fushë pa asnjë gol”, shkruan “Liga3-online.de”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat