Bukuroshja shqiptare: Më ka shkruar Ronaldo dy herë për darkë

Futboll

Bukuroshja shqiptare: Më ka shkruar Ronaldo dy herë për darkë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:08
Alesia Bami

Betriks Ramosaj do të tregonte disa ditë më parë se mban komunikim me yjet e PSG-së, Neymar-in dhe Mbappe-në, të cilët e kanë telefonuar dhe e kanë ftuar në festat që kanë organizuar në Paris. Por pas nuk mbetet as Alesia Bami.

Kjo e fundit ka qenë e pranishme në një lojë të zhvilluar në “E Diell”, ku secilit prej pjesëmarrësve u shtrohej një pyetje, ndërsa në rast se nuk do të kishte përgjigje atëherë personi që pyeste e godiste me vezë.

“Na trego emrin e futbollistit që të ka shkruajtur më shumë se dy herë për të dalë për darkë”, ishte pyetja e drejtuar karshi moderatores së “Procesit Sportiv”.

Fillmisht Bami shprehet se nuk i kujtohet emri, ndërsa më pas shton: “Besojeni ose jo, nuk më intereson. Unë përgjigjen time do e jap. Është Cristiano Ronaldo”.

Një përgjigje kjo që duket se nuk ka bindur aspak personat e tjerë, teksa është pasuar menjëherë nga të qeshurat dhe Manushi vendos ta gjuajë me vezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat