Smakiqi konfirmon transferimin tek Drenica

Futboll

Smakiqi konfirmon transferimin tek Drenica

Më: 14 janar 2022 Në ora: 17:41
Smakiqi konfirmon transferimin tek Drenica

Florian Smakiqi konfirmon transferimin tek Drenica, jep detaje për kontratën e re

Florian Smakiqi është portieri i ri i skuadrës së Drenicës.

Portieri i mirënjohur i ndau rrugët me skuadrën e Feronikelit, pas një kohe të gjatë me shumë suksese tek ‘Industrialistët’.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë muajshe me Drenicën me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Jam i lumtur të konfirmojë se tashmë jam portier i skuadrës së Drenicës.

Kemi arritur marrëveshje gjashtë muajshe me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Do të jap maksimumin tek skuadra e re ashtu siç kam bërë në çdo vend ku kam luajtur“, tha Smakiqi për GazetaBlic Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat