Atletico “tallet” me Juventusin!

Futboll

Atletico “tallet” me Juventusin!

Më: 21 janar 2022 Në ora: 11:37
Chiesa

Atletico “tallet” me Juventusin!

Ndoshta mund të ketë qenë vetëm një provokim i ardhur nga Spanja, ndoshta dikush te “Colchoneros” ka menduar se mund të përfitojë dhe të bëjë të vetin Federiko Kiezën për një shumë të vogël, përpara se ai të operohet dhe të mund të jetë gati pas 6-8 muajsh.

Sipas asaj që shkruan “Elgoldigital”, drejtuesit e kampionëve të Spanjës në fuqi, dje kanë bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për kartonin e Kiezës, një shifër kjo e cila duket se ka ofenduar jo pak drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Dhe ndoshta me të drejtë ka ardhur ky reagim nga Torino, duke qenë se gjigantët e Bundesligës, Bajerni i Mynihut, apo edhe anglezët, Çelsi e Liverpul, kanë parë t’u refuzohen 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat