Drejtuesi i Romës është i kënaqur dhe i ka idetë e qarta

Futboll

Drejtuesi i Romës është i kënaqur dhe i ka idetë e qarta

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 18:49
Tiago Pinto

Një ditë pasi është mbyllur merkatoja dimërore, menaxheri i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto, ka folur në një konferencë për shtyp për operacionet e klubit verdhekuq.

Në marrëveshje me teknikun Mourinho klubi ka blerë menjëherë lojtarë që konsideroheshin të rëndësishëm si Sergio Oliveira dhe Maitland-Niles dhe ka larguar nga skuadra ata që nuk ishin pjesë e projektit.

Drejtuesi i Romës është i kënaqur dhe i ka idetë e qarta për objektivat e së ardhmes dhe për disa situata delikate si rinovimi i Nicolò Zaniolo.

“Në tre sesionet e fundit të merkatos kemi arritur që të mbajmë lojtarët më të mirë. Tratativa për rinovimin e Zaniolos? Me shumë ndershmëri besoj se ky është momenti i kolektivit. Në 4-5 muajt e ardhshëm duhet të ndihmojmë trajnerin dhe lojtarët që të përmirësojnë rendimentin e skuadrës, që të arrihen rezultatet që të gjithë duam.

Kur ti vijë koha do të flasim edhe për këtë temë, por aktualisht nuk është koha për të folur për rinovimet. Duhet të mendojmë për të arritur objektivat, sepse sipas meje mund të bëjmë një sezon shumë të mirë.

Nuk mund të garantoj që Zaniolo do të luajë tek Roma vitin tjetër. As unë dhe askush tjetër”, ka thënë Tiago Pinto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat