Me fitoren e djeshme, Milani i afrohet Interit

Futboll

Me fitoren e djeshme, Milani i afrohet Interit

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:24
Me fitoren e djeshme, Milani i afrohet Interit

Milani arriti një fitore të madhe me përmbysje ndaj Interit me rezultatin 1-2.

Zikaltërit ishin ata që shkuan fillimisht në avantazh me Ivan Perisiç, por në pjesën e dytë ishte Olivier Zhiru, i cili në tre minuta përmbysi kampionët aktual të Italisë.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Milani ka fituar një derbi të Milanos me përmbysje pas 18 vitesh, ku hera e kaluar daton më 21 shkurt të vitit 2004.

Në atë ndeshje të sezonit 2003/2004, skuadra e Interit asokohe drejtohej nga Alberto Zakeroni kaluan në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me Dejan Stankoviç dhe Kristiano Zanetin.

Pjesa e dytë foli e gjitha për kuqezinjtë e Karlo Ançelotit, ku Jon-Dahl Tomason, Kaka dhe Klarenc Sedorf ishin heronjtë e atij takimi me tre golat e tyre që përmbysën Interin.

Me fitoren e djeshme, Milani i afrohet Interit me -1 pikë në kreun e klasifikimit, por zikaltërit kanë ende një ndeshje më shumë për të zhvilluar ndaj Bolonjës, ku në sfidën e parë të vitit kalendarik 2022 ekipi emilian kishte shumë të infektuar me COVID-19, çka u bë e mundur shtyrja e ndeshjes në një datë ende të pacaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat