Sa kushton Xherdan Shaqiri?

Futboll

Sa kushton Xherdan Shaqiri?

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:54
Sa kushton Xherdan Shaqiri?

Pas disa javësh spekulimesh, Chicago Fire njoftoi të mërkurën zyrtarisht se ka nënshkruar me shqiptarin, Xherdan Shaqiri.

Chicago e bleu atë nga Lyoni për 7 milionë euro, duke u bërë kështu blerja më e shtrenjtë në histori të klubit.

30-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Chicagon dhe do ta veshë fanellën me numrin 10.

Ai largohet nga Evropa pas disa viteve të suksesshme fillimisht me Bayern Munich, ku fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2013 dhe më pas me Liverpoolin, ku fitoi Premierligën dhe gjithashtu Ligën e Kampionëve në vitin 2019.

Shaqiri deri më tani në karrierë ka fituar 18 trofe dhe ka shënuar 102 gola për klube dhe Zvicrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat