Koulibaly është rikthyer në Napoli

Futboll

Koulibaly është rikthyer në Napoli

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:14
Koulibaly është rikthyer në Napoli

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është rikthyer në Napoli pas triumfit të Kupës së Afrikës me Kombëtaren e Senegalit.

Senegalezi ishte ndër më të mirët për arritjen e madhe të Kombëtares së tij, që ndodhi për herë të parë në histori.

Pas rikthimit në Napoli, Koulibaly i ka gëzuar tifozët duke iu bërë me dije që nuk do largohet.

“Kjo mirëseardhje më gëzon shumë, por qetësohu se nuk po iki, nuk po iki.

Jam kthyer në Napoli dhe jam i qetë. I falënderoj të gjithë, i kam parë të gjitha videot dhe gjërat që keni bërë kur unë nuk isha atje. Jam krenar që jam me ju, ishte shumë bukur këtu dhe ishte shumë bukur në Senegal. Ju faleminderit të gjithëve”, ka thënë Koulibaly.

Koulibaly pritet të jetë tani partner i Amir Rrahmanit në zemrën e mbrojtjes së “Napolitanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat