Çela: Kukësi është një ndër ekipet më të mira

Futboll

Çela: Kukësi është një ndër ekipet më të mira

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 11:41
Çela: Kukësi është një ndër ekipet më të mira

Kastrioti luan sot në orën 13:45 transfertë përballë një kundërshtari të vështirë siç është Kukësi, teksa ndeshja do të zhvillohet në fushën asnjanëse të Rrogozhinës.

Për trajnerin e krutanëve, Emiljano Çela, rivali i radhës duhet pasur kujdes, pasi është një ndër ekipet më të mira në vend. Megjithatë, Çela beson se në këtë kampionat, nuk ka asnjë kundërshtar të pakalueshëm.

Sa e vështirë është ndaj një kundërshtari si Kukësi?

"Për mendimin tim, përpos rezultateve që ka pasur, Kukësi është një ndër ekipet më të mira të këtij sezoni në Shqipëri. Për këtë arsye, dihet që është ndeshje e vështirë, por jo e pakalueshme nga ana jonë", thotë Çela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat