Gjenerata më e fuqishme e Dukagjinit në vitin 1993-1994, dridhi klubet e mëdha në Kosovë!

Futboll

Gjenerata më e fuqishme e Dukagjinit në vitin 1993-1994, dridhi klubet e mëdha në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 18:29
Në këmbë nga e majta: Bashkim Idrizi, Florent Karahoda, Milazim Maxharraj, Gaspër Lazraj, Anton Beka. Ulur nga e majta: Hil Shala, Fisnik Lyta, Idriz Elezaj, Flamur Morina, Agron Gashi dhe Gjokë Marrniku (kapiten). 

Kjo fotografi është e vitit 1994, gjeneratë më e fuqishme e klubit të futbollit Dukagjini nga Klina: në këmbë nga e majta: Bashkim Idrizi, Florent Karahoda, Milazim Maxharraj, Gaspër Lazraj, Anton Beka. Ulur nga e majta: Hil Shala, Fisnik Lyta, Idriz Elezaj, Flamur Morina, Agron Gashi dhe Gjokë Marrniku (kapiten). 

Në mesin e 11 këtyre futbollistëve, ka edhe shumë emra të spikatur, si Bashkim Idrizi, portieri Florent Karahoda, Fisnik Lyta, që të tretë një periudhë kanë luajtur edhe në ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë.

Kjo gjeneratë ia solli suksesin më të madh në histori qytetit të Klinës, titullin e kampionit të Kosovës.

Kryetar i klubit ka qenë Mark Përnokaj dhe drejtor Arbon Desku.

Me golin e Agron Gashit në minutën e 50-të, Dukagjini e mposhti me rezultat 1:0 Flamurtarin e Prishtinës, në finalen e madhe të play-off-it që ishte zhvilluar me  26 qershor të vitit 1994.

Dukagjini - Flamurtari 1:0, 26 qershor 1994 

Fusha në Zllakuqan.
Gjyqtarë: Skënder Hoxha, Nexhmedin Bunjaku, Iljaz Spahiu.
Shënues: Gashi (50’).
Kartona të verdhë: Prapashtica.
Dukagjini: Karahoda, Marniku, Shala, Lazri, Maxharaj, Idrizi, Bekaj, Morina (Krasniqi), Gashi (Gegaj), Elezi dhe Lyta.
Flamurtari: Mulliqi, A. Krasniqi, H. Krasniqi, Osmani, Hasani, Shuleta, E. Prapashtica (Plepolli), Buzaku (Syla), Bajrami, Bejta dhe I. Munishi.

(Formacionet janë marrë nga gazeta "Bujku").

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat