Golat ndaj Olimpiakosit e vendosin në librin e rekordeve

Futboll

Golat ndaj Olimpiakosit e vendosin në librin e rekordeve

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:56
Golat ndaj Olimpiakosit e vendosin në librin e rekordeve

Berat Gjimshiti ishte heroi i Atalantës mbrëmjen e djeshme.

Vetëm dy minuta i mjaftuan mbrojtësit të Kombëtares kuqezi për të përmbysur Olimpiakosin nga 0-1 në 2-1.

Por dy golat e shënuar kundër ekipit grek nuk kanë vetëm vlerën e fitores, pasi e vendosin atë në librin e rekordeve.

“Tuttomercatoweb“ bën me dije se Berat Gjimshiti është futbollisti i katërt shqiptar që arrin të shënojë të paktën 2 gola në një ndeshje të kompeticioneve të UEFA-s.

Këtu përfshihen European Cup ose Champions League, si dhe UEFA Cup ose Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat