Muric paraqitet në fitoren e Adanës

Futboll

Muric paraqitet në fitoren e Adanës

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 14:11
Muric paraqitet në fitoren e Adanës

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric po vazhdon të shkëlqejë me ekipin nga Superliga e Turqisë, Adana Demirspor, shkruan Insporti.

Adana sot zhvilloi ndeshjen ndaj Gazientepit ku triumfoi me rezultat 3-0 dhe porta e skudrës turke ishte e mbrojtur me Aro Muric, i cili u vlerësua lart nga SofaScore për paraqitjen.

Muric u vlerësua me notën 8.1.  

Ndryshe, Arijanet Muric është rikthyer në portë javën e kaluar, pasi u lëndua në përballjen me Rizespor.

Portieri mungoi edhe në ndeshjen e Kupës së Turqisë që Adana Demirspor e humbi 2-1 në udhëtim te Alanyaspor.

Aro në ndeshjen e kaluar u pearaqit me kapelë mbrojtëse, pasi kishte pësuar lëndim në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat