Futbolli në Ballkan vazhdon të sjellë skena interesante

Futboll

Futbolli në Ballkan vazhdon të sjellë skena interesante

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:53
Futbolli në Ballkan vazhdon të sjellë skena interesante

Futbolli në Ballkan vazhdon të sjellë skena interesante e shpeshherë edhe qesharake.

Bullgaria është një vend i Bashkimit Evropian, por ajo që u pa në derbin e Sofjes mes klubeve Slavija dhe CSKA mund të nënkuptohet me termin “skenë qesharake”, transmeton FrontOnline. Në gjysmën e pjesës së parë lëndohet portieri i Slavijas, Georgi Petkov, pas një përplasjeje me sulmuesin e CSKA-së, Giorge Kaised.

Portieri me përvojë mbeti i lënduar në fushë, dëmtimi dukej i rendë për çka u desh të intervenojë ambulanca.

Portieri i dëmtuar ishte vendosur në barelë, por dera e furgonit nuk hapej.

Ka zgjatur disa minuta ajo skenë e çuditshme, ku lojtarët e Slavijës përpiqen në çdo mënyrë të hapin derën, por nuk funksionon. Madje njëri nga shoferët i bie me këmbë derës. Komentuesi televiziv habitet nga skena të tilla, që do të bëjnë xhiron e botës dhe Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat