Dënimi shembullor për ish-trajnerin e Partizanit

Futboll

Dënimi shembullor për ish-trajnerin e Partizanit

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:50
Dënimi shembullor për ish-trajnerin e Partizanit

Skualifikim prej dy muajsh për trajnerin e Pro Vercellit, Franco Lerda, ish-trajnerin e Partizanit, i cili në ndeshjen kundër Renates kishte shqiptuar një fjali raciste ndaj lojtarit të zikaltërve. Klubi, i cili thotë se dëshiron të sqarohet situata, ndërkohë ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur.

Vetë trajneri Lerda, në kushtet kur klubi preferoi të mos komentojë, tha për gazetën “La Stampa”: “Dua të theksoj se nuk kam qenë asnjëherë racist dhe nuk do të jem kurrë. Më vjen shumë keq që një fjalë e thënë pa asnjë objektiv diskriminues është shfrytëzuar në këtë mënyrë, duke më pikturuar për çfarë nuk jam.

Duke qenë se ka një procedurë në vazhdim, nuk kam ndërmend të komentoj më tepër apo t’iu përgjigjem pyetjeve të tjera për këtë temë. Jam i sigurt se do të qartësohet dhe vërtetohet qëndrimi im”.

“Alzati Africa” janë fjalët e inkriminuara dhe të shqiptuara prej ish-trajnerit të Partizanit ndaj sulmuesit nga Brianza, Mohammed Amine Chakir (lindur në Reggio Emilia, me prindër me origjinë nga Maroku). Ky futbollist u shpreh në gazetën e sipërpërmendur:

“Një fjalë më shumë se lejohet mund të thuhet në momentet emocionuese të një ndeshjeje. Këto gjëra ndodhin dhe madje mund të pranohen. Fjala ishte shumë raciste, në vitin 2022 konsiderohet e papranueshme. Kjo është injorancë e pastër dhe nuk meriton të komentohet.

Babai im ka mbi 40 vite këtu, është i punësuar si shef në një kompani ku punojnë edhe vëllezërit e mi të mëdhenj. Në fshat konsiderohemi nga të gjithë si një familje italiane. Nuk kemi vuajtur asnjëherë akte racizmi.

Kur e dëgjova të ma thoshte atë fjali në fushë, nuk reagova, nuk u përgjigja. Menjëherë i ktheva sytë nga panka ime dhe nga prokurorët federalë që ishin aty, tri metra larg dhe kishin dëgjuar gjithçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat