Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes

Futboll

Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 17:29
Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Kontrata e yllit francez me PSG-në skadon në fund të sezonit dhe, sipas mediave më prestigjioze sportive ndërkombëtare, lojtari pritet të transferohet te Real Madrid me kosto zero.

Jerome Rothen, ish-lojtar i Paris Saint-Germain dhe opnionist i vlerësuar i RMC Sport sot, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me të ardhmen e sulmuesit.

“Nëse në gusht mundësitë për një largim të tijin ishin në 99%, tani mund të them se janë 65%.

Ajo që mund të bëjë diferencën është aspekti sportiv dhe do të jetë e rëndësishme të shihet si do të mbarojë sezoni i PSG-së”, ka thënë Rothen.

“Dhe një kualifikim në çerekfinalet e Champions League në dëm të Real Madrid-it mund t’i ndryshojë gjërat në mënyrë pozitive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat