Roma “blindon” mbrojtësin për 4 vitet e ardhshme

Futboll

Roma “blindon” mbrojtësin për 4 vitet e ardhshme

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:12
Roma “blindon” mbrojtësin për 4 vitet e ardhshme

Nga raporti financiar 6-mujor i Romës, i konsoliduar më 31 dhjetor 2021, ka marrë jetë dhe rinovimi i kontratës në mënyrë automatike e Xhanluka Mançinit.

Në sajë të arritjes së disa bonuseve të parashikuara nga marrëveshja e Atalantës me verdhekuqtë nga kryeqyteti, kontrata e mbrojtësit, e cila më parë skadonte në vitin 2024, është zgjatur deri në vitin 2026.

Palët, sipas asaj që thuhet në mediat italiane janë ende duke diskutuar për një rishikim të pagës, së bashku me një zgjatje të mundshme edhe për një vit tjetër më shumë deri në 2027.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Romës, 25-vjeçari italian është aktivizuar në total në 23 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat