Sulmojnë autobusin e Gremios, plagoset rëndë Villasanti

Futboll

Sulmojnë autobusin e Gremios, plagoset rëndë Villasanti

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 14:40
Sulmojnë autobusin e Gremios, plagoset rëndë Villasanti

Një tjetër natë tmerri në Brazil, ku vetëm pak ditë pasi Bahia mbeti viktimë e një sulmi, autobusit të së cilës i ishte vendosur një bombë.

Ndërsa duhej të luhej derbi i Porto Alegre, mes Internacionalit dhe Gremios, mbrëmja u mbyll me skena të frikshme dhune.

Gremio ishte nisur për në stadiumin “Jose Pinheiro Borda”, në momentin kur autobusi i skuadrës u sulmua nga tifozët e Internacionalit, të cilët rrethuan automjetin duke e goditur me gurë dhe hekura.

Dhuna e tifozëve të Internacionalit çoi në plagosjen në fytyrë të lojtarit të Gremios, paraguaianit Mathias Villasanti, i cili u transportua në mënyrë të menjëhershme në spital, pasi u godit nga një gur. Pas sulmit, Gremio nuk pranoi të dilte në fushë, duke shkruan në “Twitter” se ky derbi nuk do të zhvillohej.

“Përballë agresionit frikacak dhe absurd që pësoi delegacioni ynë, ne i kemi komunikuar tashmë Federatës së Futbollit Gaucho vendimin tonë për të mos luajtur këtë të shtunë. Vëmendja jonë në këtë moment është e gjitha e përqendruar te Villasanti, i cili është goditur me gur në fytyrë, ndërsa anëtarët e tjerë të delegacionit janë plagosur”,- shkruan Gremio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat