Nuk do të veshë kostum në finale e Carabao Cup

Futboll

Nuk do të veshë kostum në finale e Carabao Cup

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 15:51
Nuk do të veshë kostum në finale e Carabao Cup

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, nuk do të veshë kostum për përballjen finale të Carabao Cup me Chelsea-n, pasi kishte veshur pikërisht kostum në dy daljet e tij të fundit në Wembley.

Gjigantët e Premier League do të përballen këtë të dielë pasdite për trofeun e parë të rëndësishëm të sezonit. Historikisht, trajnerët vishen më formal në ndeshjen e fundit të kupës, por Klopp po e shmang atë traditë për një arsye sipas tij shumë të rëndësishme.

Klopp solli skuadrën e tij, Borussia Dortmund në Wembley për finalen e Champions League në 2013-ën dhe ata humbën 2-1 ndaj Bayern Munich.

Ai do të kthehej aty me Liverpoolin për finalen e Carabao Cup në shkurt 2016, duke e humbur atë nga Manchester City në penallti.

Klopp tani ka një finale të tretë në Wembley dhe nuk dëshiron të bëjë të njëjtin gabim përsëri.

“Unë nuk jam tepër supersticioz. Nuk do të vesh kostum, por jo sepse jam supersticioz. Jam shumë i sigurt se dikush më tha para finales së Kupës së Ligës se duhej të vishja një kostum.

Me Champions League në 2013-ën, sinqerisht, është vërtet budallallëk, por dikush më tha se pritej të vishja një kostum dhe më pas kur pashë trajnerin e parë pranë meje pa kostum, mendova ‘a po tallesh me mua. ?!!!’ Ishte momenti kur vendosa. Jo, unë nuk do të vesh kostum për një ndeshje futbolli nëse nuk është një rregull.”-deklaroi Klopp në prag të kësaj ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat