Nota e veçantë për mbrojtësin e West Ham!

Futboll

Nota e veçantë për mbrojtësin e West Ham!

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:24
Nota e veçantë për mbrojtësin e West Ham!

Armando Broja ka zhvilluar një tjetër paraqitje të nivelit të lartë ndaj West Ham në FA CUP. Sulmuesi shqiptar do të aktivizohej në minutën e 46 të takimit, ndërsa arriti të fitonte një penallti dhe të shënonte në fitoren me shifrat 3-1.

Penalltia e fituar ishte kundër Daëson, me këtë të fundit “u vodh” nga pas shpine nga Broja dhe në fund e pengoi, duke mos e lënë që të godiste. Por edhe në ndeshjen e shkuar në kampionat mes Southampton dhe West Ham, po i njëjti lojtar i West Ham, Dawson, do të shkaktonte penallti ndaj Armando Brojës pasi nuk arriti dot ta ndalonte ndryshe.

Për më tepër ngjashmëria shkon deri aty sa në të dy rastet penalltia është dhënë pas rishikimit të pamjeve me VAR. Nisur nga kjo, media prestigjoze “Standard” e vlerëson Craig Daëson me notën 5 duke shkruar:

“Ky mbrojtës nuk do që ta shoh më me sy Armando Brojën. Për herë të dytë në këtë sezon i ka shkaktuar penallti, e terrorizoi”, shkruhet nga Standard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat