PSG kërkon 25 milionë € për ta lënë të lirë

Futboll

PSG kërkon 25 milionë € për ta lënë të lirë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:26
PSG kërkon 25 milionë € për ta lënë të lirë

Georgino Wijnaldum ishte një nga lojtarët që drejtuesit e PSG-së ofruan me parametra zero në merkaton e verës së kaluar.

Mesfushori holandez nuk rinovoi me Liverpoolin dhe zgjodhi të vijonte karrierën në kryeqytetin francez, aty ku zbarkuan si lojtarë të lirë edhe emra si Leo Messi, Sergio Ramos dhe Gigio Donnarumma.

Wijnaldum ka marrë oferta nga klube të ndryshme. Te PSG nuk janë kundër shitjes së 31-vjeçarit, por kërkojnë minimalisht 25 milionë euro për ta lënë të lirë titullarin e Holandës.

Mesfushori ka zhvilluar 29 ndeshje në total me skuadrën e Pochettinos këtë sezon. Tre gola ka shënuar Wijhnaldum, teksa ka dhuruar edhe dy asiste për shokët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat